Nuk e bindi Juventusin, Ramsey drejt rikthimit në Premier League

Me ardhjen e Pirlos, Juventusi do të jetë një kantier i vërtetë ku priten afrime dhe largime në skuadër.

Aaron Ramsey mund të mbyllë aventurën me bardhezinjtë pas vetëm një sezoni ku nuk arriti të impresiononte në fushë dhe e ardhmja do të jetë sërish Premier League.

Manchester United kryeson garën për fantazistin uellsian teksa admiruesit e tjerë nuk mungojnë me West Ham dhe Crystal Palace që po ndjekin zhvillimet mes lojtarit dhe Juventusit.


Shtuar 23.08.2020 12:21