Shifrat e fundit nga Italia: Bie viktimat, por rriten sërish infektimet nga COVID-19

Kanë dalë shifrat e fundit nga Italia si pasojë e koronavirusit të ri, COVID-19.

Italia shënon 382 viktima si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 27.359.

Me këto shifra raportohet rritje e të vdekurve, pasi një ditë më parë u shënuan 333 viktima.

Po ashtu në orët e fundit u shënuan 2.091 raste të reja infektimesh, çka e çon numrin total të të prekurve në 201.505.

Bëhet fjalë për një rritje infektimesh, pasi një ditë më parë u raportuan 1.739 raste të reja.

Ndërkohë vijon të bjerë numri i rasteve aktive ku në total janë 105.205, ose 608 më pak se një ditë më parë.


Shtuar 28.04.2020 16:56