Kundër Thaçit, Limaj nis fushatën zgjedhore
Pëlqej
Hashim Thaçi e Fatmir Limaj, për herë të parë kanë filluar të ndarë nga njëri-tjetri një fushatë parazgjedhore, duke mbështetur dy subjekte të ndryshme politike. Thaçi ishte në Prizren, ndërsa Limaj në bastionin e tij në Malishevë, ku pretendon fitore të thellë. Në realitet fushata e Limajt nëpër fshatrat e Malishevës ka nisur ditë më parë, por tani nga odat, ajo ka kaluar nëpër objekte publike. Të enjten Limaj bashkë me udhëheqësit e Iniciativës Qytetare për Malishevën, ishin në fshatin Senik, ku prezantuan planin e tyre qeverisës dhe për këtë kërkuan votën e njerëzve më 3 nëntor. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2013, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori