Kulmi i "solidaritetit", i moshuari humb ndjenjat por askush nuk afrohet ta ndihmojë (VIDEO)
Një i moshuar ka humbur ndjenjat si pasojë e temperaturave të larta që kanë pushtuar Kosovën këto ditë.

Por, sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, askush nga qytetarët që kalojnë pranë tij nuk merr mundimit t’i vijë në ndihmë.

“Një person e humbë vetëdijen nga temperaturat e larta që po mbizotërojnë në vendin tonë këtyre ditëve dhe askush nuk ofrohet për ta ndihmuar”, thuhet në përshkrimin e videos.

Thuhet se ngjarja ka ndodhur në Gjilan. /albeu.com/


Shtuar më 01/07/2017, ora 23:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori