Ministria e
Infrastrukturës përmes një komunikate për medie njofton opinionin e gjerë dhe të gjithë pjesëmarrësit në
komunikacionin rrugor se për shkak të një aksidenti që ka ndodhur, rruga Kaqanik – Hani i Elezit, tek vendi i quajtur Fusha e Pajtimit, do të jetë i
mbyllur për qarkullim sot nga ora 12:00 deri në ora 14:00.
“Kjo për shkak se aty do të përdoren mjete të rënda, të cilat do të bëjnë tërheqjen e mjetit të përfshirë në aksidentin
rrugor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së
Infrastrukturës.
Ministria e
Infrastrukturës përmes kësaj komunikate kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë pjesëmarrësve në
komunikacionin rrugor, ndërsa Policia e Kosovës do t’i orientojë pjesëmarrësit në
komunikacionin rrugor, për rrugët alternative që mund të shfrytëzohen gjatë kësaj kohe sa rruga të jetë e
mbyllur.
Shtuar më 14/03/2018,
ora 12:09