Kujdes, nësër kjo lagje e Prishtinës s'ka ujë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” sh.a. njofton konsumatorët e rrugës “ Fehmi Agani” në Prishtinë se, gjatë ditës së nesërme, duke filluar nga ora 08 deri në 16, do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë, janë punimet teknike në sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit nga ana e KomunësPrishtinës, gjegjësisht realizimi i kyçjes së tubit të ri dhe largimi i të vjetrit.

Këto punime teknike po realizohen, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit.

Shtuar më 07/06/2018, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori