Raketat ukrainase vrasin kolonelen “tradhtare”

Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit, një kolonele tradhëtare ukrainase është vrarë ditën e sotme.

Olga Kachura ishte një nga personazhet më të urryera nga opinioni publik ukrainas, të paktën në Kiev dhe në territoret ku dominon qëndrimi anti-rus, por sot një oficere e lartë e Kremlinit ka rënë pre e një sulmi raketor të drejtuar enkas ndaj saj, teksa po drejtonte automjetin privat në Horloska, qytet i Donjetskut që prej vitit 2014 është në dorë të forcave pro-ruse.

Ajo deri në vitin 2011 ishte një oficere e lartë e policisë së Kievit, me gradën toger kolonel. Por pas ngjarjeve që çuan në aneksimin de facto të Rusisë ndaj Krimesë dhe sulmin e forcave pro-se në Donbas, ai zgjodhi krahun e Kremlinit.

Jo vetëm, por sipas burimeve ukrainase Kachura, e cila po drejtonte një divizion të artilerisë raketore, ishte ndër më gjakataret dhe është akuzuar disa herë se ka goditur objektiva civile. Në Kiev Kachura cilësohej si tradhtare dhe ishte dënuar me 12 vjet burg.

Pas lajmit të vdekjes, presidenti rus Vladimir Putin dekretoi dhënien e titullit “Heroinë e Rusisë” për Kachura, me motivacion “Guximin dhe heroizmin e treguar gjatë detyrës”.