Kujdes, mos dilni pa maska në Prishtinë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se janë duke përcjellur në vazhdimësi nivelet e larta të ndotjes së ajrit në Kosovë e veçmas në Prishtinë.

Ndër të tjerash ky Institut ka bërë të ditur se duke analizuar situatën aktuale propozon qëtë ketë masa strategjike, masa specifike, si dhe masa individuale.

Sipas këtyre të fundit si burime potencialisht ndotëse tashmë të njohura janë termocentralet elektrike, përdorimi i ngrohjes në sezonin e dimrit, automjetet e vjetëruara dhe trafiku i dendur, djegia e shtuar e karburanteve dhe lëndeve të ngurta djegëse, djegja e mbeturinave, mungesa e sipërfaqeve të mjafteushme gjelbëruese, mos pranimi i rrugëve, ndërtimet gjatë tërë vitit pa plan të mirëfillt urbanistik si dhe prania enorme e pluhurit në qytet

Ky është njoftimi i plotë:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po përcjell në vazhdimësi nivelet e larta të ndotjes së ajrit në Kosovë e veçmas në Prishtinë.

Në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës është zhytur në smog që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra dhe aerosole, i cili vërehet gjithandej.

Sipas të dhënave të Agjensionit të Mbrotjes së Mjedisit dhe Ambasadës Amerikane vlerat e PM 2.5 janë mbi vlerat e lejuara.

Efektet afatshkurta të aerondotjes nga partikulat sipas shumë të dhënave na çojnë drejt rritjes së numrit të sëmurëve me astmës bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive tek moshat e shtyera, rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së mortalitetit.

Si burime potencialisht ndotëse tashmë të njohura janë termocentralet elektrike, përdorimi i ngrohjes në sezonën e dimrit, automjetet e vjetëruara dhe trafiku i dendur, djegja e shtuar e karburanteve dhe lëndëve të ngurta djegëse, djegja e mbeturinave, mungesa e sipërfaqeve të mjaftueshme gjelbëruese, mos pastrimi i rrugëve, ndërtimet gjatë tërë vitit pa plan të mirëfillt urbanistik, prania enorme e pluhurit në qytet.

Duke analizuar situtën aktuale Instituti Kombëtar, propozon këto:

Masa strategjike
1.Të implementohet urgjentisht plani i veprimit i nënshkruar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Implementimi i programeve kombëtare dhe projekteve të përbashkëta për fushën e aerondotjes.

Inspektorati shëndetësor të kontrolloj raportimin ditor të sëmundjeve respiratore dhe kardiovaskulare nga të gjitha institucionet shëndetësore të kujdesit parësor, dytësor dhe tretësor (veçanërsiht QKMF Prishtinë dhe Klinika Emergjente, SHSKUK).
Masa specifike:

Inspektoratet e mjedisit të bëjnë kontrollin rigoroz të filtrave të ajrit në termocentrale gjatë 24 orëve, kualitetit të karburanteve dhe konsumimit të lëndëve të ngurta djegëse që përdoren për ngrohje nga qytetarët.
Shtimi i numrit të autobusëve me karburante ekologjike në transport publik.

Të kufizohet ardhja e veturave nga periferia në kryeqytet.
Urgjentisht të merren masa rigoroze të kontrollit teknik të veturave.
Mirëmbajtja e rrugëve dhe menaxhimi i drejtë i mbeturinave të ngurta.
Matja e përhershme e ndotjes së ajrit në pikat kyqe në Kosovë dhe paraqitja ditore e rezultateve online.
Masa individuale (rekomandime shëndetësore për popullatën)
Të redukohen daljet në qytet dhe ne vendet me ajër të ndotur sidomos në mëngjes dhe mbrëmje e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat;

Qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për aerosjen e dhomave.

Personat që pashmangshëm duhet të dalin në aktivitetet e tyre jashtë shtëpisë të përdorin maska mbrojtëse ose të mbulojnë gojën e hundën me shall.

Të redukohet pirjen e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërisht ndalimi i duhanpirjes brenda hapsirave të banimit, punës, shkollave dhe spitaleve.

Grupet e popullatës së rrezikuar të tilla si me sëmundje kronike pulmonare, zemrës, pacientët astmatik dhe të prirur për alergji, të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna rekomandohet që të kalojnë më shumë kohë në mjedise me nivele të ulëta të ndotësve, të tilla si malet dhe vendpushime të shëndetshme.

Ekspertët e Institutit Kombëtar paralajmërojnë dhe alarmojnë se poqese nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore do të jetë shqetësuese.


Shtuar më 29/01/2018, ora 09:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori