KUJDES/Dasmat nën shënjestër të hajdutëve, siguroni makinat
Muajt e stinës së verës njihen edhe për shtimin e ceremonive të dasmave në Kosovë, por ky detaj nuk u ka shpëtuar hajdutëve të cilët kanë shënjestruar makinat e dasmorëve. Albeu.com mëson se vetëm në një dasëm brenda disa minutash janë thyer 3 makina duke grabitur sendet me vlerë që ndodheshin brenda tyre.

Ngjarja ka ndodhur në muajin gusht në resorantin Toni, anës rrugës përgjatë fshatit Trudë. Gjithashtu edhe kushtet jo të mira të parkingut të resorantit ia kanë mundësuar më lehtë hajnave në thyerjen e makinave. Nga ana tjetër të dëmtuarit i thanë Albeu.com se Policia e Kosovës, ka ardhur në vendngjarje por nuk ka mundur t’i zbulojë personat përgjegjës.

Por, Policia e Kosovës është shprehur për albeu.com se vazhdimisht ka punuar në luftimin e dukurive negative dhe krijimin e një sigurie të qëndrueshme për të gjithë qytetarët e vendit, qoftë përmes planeve operacionale policore apo edhe përmes fushatave të ndryshme vetëdijesimi.

“Ne në kuader të rajoneve dhe stacioneve policore përveç zyrtarve te rregullt patrollues kemi edhe njesitet e hetimeve te cilat merren me trajtimin respektivisht hetimin e rasteve te vjedhjeve.” thuhet në përgjigjen e policisë.

Sipas policisë gjatë sezonit veror dihet se kemi një shtim të aktiviteteve shoqërore, rekreative, poashtu një pjesë e qytetarëve shkojnë në pushime dhe kjo po vlerësohet si një mundësi shtesë për keqberësit të shfryzojnë këto rrethana kur pronarët nuk janë prezent, por ata shtojnë më tej se: “ Ne si polici po përpiqemi me të gjitha kapacitetet që kemi të rrisim prezencen tonë në pika me senzitive ku dyshohet se kemi numër më të madh të vjedhjeve.”

Ndërkaq nga Policia e Kosovës mësohet se duke e krahasuar me tremujorin e vitit të kaluar, tremujori i dytë, saktësisht periudha Prill-Qershor ka shënuar rënie të vjedhjeve, nga 1503 në 1454. Ndërkaq në këtë periudhë numëri i vjedhjeve të rënda është 1161.
Shtuar më 04/09/2017, ora 08:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori