Kufizimi i masave, serbët në Kosovë do të respektojnë urdhat e Vuçiç
Pas vendimit për kufizim të lëvizjes në katër komunat verioreKosovës, Lista Serbe thotë se serbët vazhdimisht do t’iu përmbahen masave epidemiologjike të përcaktuara nga Qeveria e Serbisë.

Serbët në Kosovë dhe Metohi vazhdimisht, siç kanë bërë kohët e fundit, do t’i përmbahen të gjitha masave epidemiologjike të përcaktuara nga Qeveria serbe dhe do të mbështesin Presidentin Vuçiç në luftën e ardhshme politike dhe diplomatike për Kosovën dhe Metohinë”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.

“Këto janë ditët kur qytetarët e Serbisë duhet të jenë të bashkuar në disiplinim dhe përgjegjësinë ndaj vetes dhe shëndetit të të dashurve të tyre dhe nuk duhet të marrin në konsideratë veprimet dhe porositë e atyre që padyshim sipas urdhrit të dikujt për temën e koronës po përpiqen të destabilizojnë shoqërinë tonë”, thuhet në komunikatë.

Shtabi i Krizës për komunat verioreKosovës, ka vendosur sot që të kufizojë lëvizjen e qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00. Gjithashtu gjatë kësaj kohe ndalohet hyrja apo dalja nga katër komunat me shumicë serbe, përveç personave me leje të veçantë.
Shtuar më 07/07/2020, ora 23:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori