Kufirin e dikton Serbia, ja çfarë ndodhi dje në Kosovë
Qeveria e Kosovës u detyrua një ditë më parë në kuvend që ta shtyjë votimin e demarkacionit për shkak të mungesës së Listës Serbe.

Me kërkesë direkt nga Beogradi, 11 deputetë serbë nuk u paraqitën në sallën e Kuvendit të Kosovës, duke e ndaluar menjëherë procesin e votimit.

Kjo do të thotë që Serbia ka ende rol të madh vendimarrës në Kosovë.

Ishin dy kushte ato të cilat bën që Lista Serbe të mos merrte pjesë në seancë, edhe pse deklaruan më pas se pjesëmarrja u anulua për shkaqe sigurie.

Ndërkohë Lista Serbe e ka arsyetuar duke thënë se partnerët e mëdhenj të koalicionit nuk janë takuar për të vendosur mbi kushtet të cilat ishin: aktivizimi i 25 antenave të Telekomit Serb në tërë Kosovën dhe plotësimi i zotimeve që ka dhënë Hashim Thaçi për t'u zgjedhur president.

Nuk janë bërë të qarta ende zotimet që Presidenti Thaçi u ka bërë Listës Serbe, madje ai u detyrohet një shpjegim qytetarëve kosovarë për këtë.

Opozita gjithashtu ka deklaruar më herët se do të protëstonte dhunshëm për ndalimin e kalimit të dëmarkacionit.

Por, Kosova ka marrë një notë minus nga ndëekombëtarët për çështjen e marrëveshjes së kufirit, pasi ata e kanë vënë si kusht kryesor kalimin e demarkacionit për marrjen e vizave. /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2016, ora 09:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori