Kufiri Shqipëri-Kosovë, i vendosur dhunshëm
Pëlqej
Albin Kurti
Lëvizja "Vetëvendosje" në kuadër të aktiviteteve të saj, ditën e djeshme themeloi katër pika të reja në komunën e Gjilanit, dhe një tjetër në Vushtri. Në tubimet themeluese në Gjilan, përveç anëtarëve të Këshillit të Qendrës nga Gjilani, mori pjesë edhe lideri i Lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti, si edhe Afrim Hoti, vëllai njërit prej figurave emblematike të politikës dhe rezistencës intelektuale shqiptare, Ukshin Hotit.

Kufiri Shqipëri-Kosovë është kufi i vendosur dhunshëm, dhe shqiptarët kurrë nuk e kanë pranuar atë si të natyrshëm”, tha Kurti duke iu drejtuar të pranishmëve në Bresalc.

Në themelimin e pikës në lagjen Dheu i Bardhë, qytetarëve të pranishëm iu drejtua edhe Afrim Hoti i cili tha: “Ukshini thoshte: Republika nuk më nevojitet si dekor (për ta varur në mur), por si diçka që do të mundësojë zhvillim shoqëror-ekonomik dhe të garantojë jetë të dinjitetshme". (albeu.com)
Shtuar më 07/11/2010, ora 14:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori