DPSHTRR: Kolaudimi i makinave, ndiqni këto 5 hapa

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka informuar qyfterët mbi mënyrën se si bëhet aplikimi për rezervimin online të një orari për kolaudimin e mjeteve.

Gjithashtu DPSHTRR sqaron se rezervimi bëhet përmes seksionit “Makina ime” në e-Albania.

Kjo sipas drejtorisë është një mënyrë që shmang qëndrimin në radhë të gjata të atyre që duan të bëjnë kolaudimin.

Të dhënat DPSHTRR i ndau përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i DPSHTRR:

Rezervimi i orarit të Kolaudimit të mjetit rrugor kryhet direkt online, për të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR!

Risia është se ky sistem i ri rezervimi ofrohet me autentifikim në llogarinë e secilit tek seksioni

“Makina ime” në e-Albania, duke eliminuar spekullimet dhe sekserët që abuzonin dikur me radhën!

Mirëadministrojmë linjat, personelin, kohën e çmuar për të gjithë, normalizojmë rrjedhën e shërbimit duke shmangur flukset artificiale “nisem pa plan, kur më teket, vonohem radhëve”!

Njihuni me kujdes me informacionin dhe përshkrimin e aplikimit./albeu.com/