Kuçi: Refuzuam Daçiç të marrë pjesë në fushatë
Pëlqej
Zëvendësministri i Kosovës, Hajredin Kuçi sqaron se kërkesa nga ana e kryeministrit serb, Ivica Daçiç, për të marrë pjesë në hapjen e fushatës zgjedhore në Kosovës, është refuzuar.

“Ka pasur një kërkesë nga Kryeministri Daçiç që nesër të vizitojë Kosovën, dhe kjo kërkesë e tij është anuluar me vërejtjen se gjatë fushatës zgjedhore nuk i lejohet vizita në Kosovë”,-tha Kuçi për “Telegrafin”. Më herët gjatë ditës, Bekim Çollaku, këshilltar i parë i Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk ka marrë ndonjë vendim për ndalesën e vizitave të zyrtarëve të qeverisë së Serbisë në Kosovë gjatë kohës së fushatës zgjedhore.

Ai ka thënë se mund të ketë qenë ndonjë keqkuptim. Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është përgjigjur lidhur me vendimin që asnjë zyrtar serb mos të lejohet të hyjë në Kosovë në kohën e fushatës zgjedhore, duke thënë se vendimet e institucioneve të Kosovës kanë qenë autonome dhe se nuk ka arsye të dëmtohet procesi i ndërtimit të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2013, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori