“Llasticë”, Beatrix dhe Donaldi përplasen në Big Brother VIP: Unë vetë ngrihem e vetë ulem

Pasditen e sotme, dyshja e famshme, Donaldi dhe Beatrixa, u përfshinë në një debat mes tyre.

Pak më parë, shtëpia e “Big Brother VIP Albania” u kthye në një fermë, pasi në ambjentet e shtëpisë u bashkuan disa kafshë, në kuadër të provës javore.

Banorët u afruan e nisën t’i përkëdhelin, ndërkohë që disa prej tyre duket se krijuan një lidhje shumë të madhe shpirtërore me ta.

Një ndër to ishte dhe Beatrix, e cila u revoltua me partnerin e saj Donald Veshaj. Arsyeja ishte sepse, sipas saj, ai i mori qengjin.

Këngëtarja duket se e përjetoi shumë këtë situatë dhe e akuzoi aktorin se e bëri këtë gjë me qëllim për të vazhduar “spektaklin e tij”.

Nga ana tjetër, Donaldi iu përgjigj duke e quajtur “llasticë” dhe u largua nga dhoma në të cilën po zhvillohej debati.

Beatrix u përlot dhe vazhdoi të ndihej e revoltuar, gjë që e vuri në dukje dhe me bisedën e saj me Einxhel. Ajo i tha se kjo gjë e kishte mërzitur shumë dhe se “vetë ulet e vetë ngrihet”.

“Kisha tre orë po flisja për Bellën dhe ma përmendi Monika Bellën dhe u mërzita shumë. Shyqyr u gëzova për një gjë, edhe nuk më le. Edhe thotë pastaj pse mërzitesh për gjëra të vogla.

Për çfarë të gëzoj unë këtu? Vetë ulem, vetë ngrihem”./albeu.com/


Shtuar 8.01.2022 19:14