Kuçi: Premtime për FSK-në, të bëhet ushtri
Pëlqej
Hajredin Kuçi
Kosova do të hyjë në NATO me ushtri dhe jo me Forcë të Sigurisë dhe këtë do ta bëjë brenda 4 viteve, ka deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi. Sipas tij, pas arritjes së kapaciteteve të plota të FSK-së në vitin 2012, kjo forcë do të bëhet ushtri dhe për këtë thotë të jenë dhënë premtime nga NATO-ja.

Një ditë pasi NATO-ja ka miratuar konceptin e ri strategjik për 10 vjetët e ardhshëm, ku ndër pikat strategjike ka edhe anëtarësimin e vendeve që synojnë t`i bashkohen NATO-s Kuçi ka deklaruar se, përveç dëshirës së autoriteteve të vendit, qeveria ka marrë edhe premtime nga ndërkombëtarët për anëtarësim të Kosovës në NATO.

I pyetur nëse këto premtime janë dhënë nga zyrtarë të NATO-së, ai nuk e ka mohuar një gjë të tillë, por nuk ka përmendur emra.
Shtuar më 21/11/2010, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori