Super Lewandowski, Bayern vuan por mund ekipin e Gjasulës (VIDEO)

Bayern Munich ka shënuar një fitore shumë të vështirë 3-2 në përballjen me Paderborn.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Serge Gnabry, kur në minutën e 25’ shfrytëzonte asistimin e dhënë nga Corentin Tolisso, shkruan lajmi.net.

Mysafirët reaguan me anë të Dennis Srbeny, një minutë para fundit të pjesës së parë.

Robert Lewandowski u përkujdes që të rikthente eprësinë e Bayern, duke tundur rrjetën e kundërshtarit në minutën e 70’.

Pesë minuta më vonë, mysafirët befasuan përsëri, duke shënuar me anë të Steven Michel, por këtu nuk përfundoi drama.

Në skenë u shfaq përsëri Lewandowski, duke shënuar për 3:2, dy minuta para fundit të kohës së rregullt.

Goli i polakut ishte vendimtari i këtij takimi, duke bërë që ai të marrë epitetin ‘heroi i mbrëmjes’.

Me këtë fitore Bayern mban vendin parë me 49 pikë.


Shtuar 21.02.2020 21:43