Kuçi: Nuk tërhiqemi nga vendimet tona
Pëlqej
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se pavarësisht kërcënimit të kryeministrit të Serbisë për tërheqje nga dialogu, pala kosovare nuk do të zmbrapset prej vendimeve të veta. "RTK" citon Kuçin të ketë thënë se kërcënimi i Daçiç ka ardhur si pasojë e mërzitjes. "Daçiç është nxituar kur ka folur",-tha ai, duke shtuar se pala kosovare do të veprojë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, me Marrëveshjen e 19 prillit, por edhe me frymën evropiane të bashkëpunimit fqinjësor./albeu.com/
Shtuar më 07/10/2013, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori