Kuçi: Mosmbështetja e Vetëvendosjes në protestë nuk do të ketë ndikim
Blerim Kuqi
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Blerim Kuçi, lidhur me protestën e sotme tha se do të jetë edhe një mundësi për Qeverinë që të reflektojë karshi kërkesave për anulimin e Marrëveshjes për Asociacionin dhe asaj për Demarkacionin, si dhe për zgjedhje të reja të parakohshme. Kuçi tha se në të kundërtën protestat nuk do të ndalen.

Në një intervistë për “Zërin” ai ka thënë se AAK-ja dhe “Nisma për Kosovën” kanë bërë përgatitjet e nevojshme që protesta e së shtunës të jetë masive, paqësore dhe e dinjitetshme.

Më tej ai thotë se mosmbështetja nga “Vetëvendosja” nuk do të ketë ndikim, pasi që, siç thotë ai, në këtë protestë do të marrin pjesë jo vetëm mbështetësit e dy subjekteve që po e organizojnë atë, por edhe të subjekteve tjera./Albeu.com/
Shtuar më 14/05/2016, ora 09:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori