Kuçi lë Drejtësinë
Hajredin Kuçi mësohet se dëshiron që të japë dorëheqje nga posti i ministrit të Drejtësisë për ta ushtruar vetëm funksionin e zëvendëskryeministrit.

Burimet e Zërit bëjnë të ditur se PDK-ja nuk dëshiron ta drejtojë këtë dikaster qeveritar në kohën kur Specialja do t’i ngrejë aktakuzat e para ndaj ish-eprorëve të UÇK-së.

Partia Demokratike e Kosovës pritet të heqë dorë nga drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, duke ia lënë këtë dikaster partnerit të koalicionit (LDK-së) para funksionalizimit të Gjykatës Speciale.

Për faktin se kjo e fundit këtë vit pritet t’i ngrejë aktakuzat e para ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, pjesë e së cilës kanë qenë shumë zyrtarë të lartë të partisë më të madhe në vend.

"Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, do të tërhiqet nga kjo Ministri, meqë nuk po dëshiron të jetë në krye të këtij dikasteri pasi të funksionalizohet Gjykata Speciale. Dihet se kjo Gjykatë do të ngrejë aktakuza ndaj bashkëpartiakëve të Kuçit, prandaj dëshiron të mos jetë në atë kohë ministër i Drejtësisë", transmeton gazeta.

Se dëshiron të tërhiqet nga udhëheqja e Ministrisë së Drejtësisë e ka pranuar edhe vetë Hajredin Kuçi, i cili deklaron se kërkesën për largim nga udhëheqja e Drejtësisë në Kosovë e ka shprehur qysh në fillim të mandatit me ish- kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, dhe ushtruesin e detyrës së kryetarit aktual të kësaj partie, Kadri Veseli. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2016, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori