Kuçi: Kosova nuk mund të ndahet
Hajredin Kuçi
Logjika e ndarjes së territoreve në Ballkan nuk përfundon më Kosovën por ajo prek edhe vendet e tjera, prandaj një ide e tillë është e rrezikshme për stabilitetin rajonal.

Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës, duke iu përgjigjur deklaratës së zëvendëskryeministri serb, Ivica Dacic, i cili ka thënë se ndarja e Kosovës është zgjidhja e vetme problemit të statusit.

“Kam menduar se Dacic kishte ndryshuar nga mentaliteti i Millosevicit, por me deklaratat e tij ai po tregon se është po i njëjti”, pohoi Kuçi. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2011, ora 17:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori