Kuçi: Hashim Thaçi president më 2016
Nënkryetari i PDK-së Hajredin Kuçi është shprehur se në vitin 2016-të Hashim Thaçi do të zgjidhet president ose në të kundërt vendi shkon në zgjedhje të reja.

Kuçi në një intervistë dhënë Blic tha se mund të ketë persona që janë kundër dhe mund të jenë në LDK, por se beson se Thaçi shtë një figurë konsensuale.

“Mund të ketë individ që do të veprojnë ndryshe, që është demokratike, por unë besoj se që në vitin 2016 do të funksionoj marrëveshja, dhe më 2018, do të jenë zgjedhjet e reja nacionale. Përndryshe, po e them, jo për kërcënim, të mos e marrë askush, por në Kushtetutë parashihet qartë, që nëse presidenti nuk zgjedhet as në herën e tretë, atëherë shkohet në zgjedhje të reja nacionale. Pra, nuk e kisha dashur që vendi të shkoj në zgjedhje të reja. Unë jam i bindur që LDK-ja ka qenë serioze në marrëveshje edhe ne kemi qenë”, tha Kuçi.

Hajredin Kuçi theksoi se nuk di sesa mund të jenë në dijeni Jahjaga, por se në marrëveshjen PDK-LDK thuhet qartë se Hashim Thaçi do të jetë kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës./albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori