Kuçi është takuar me Joost Korte
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, ka pritur në një takim, Joost Korte, Zëvendës Drejtor Gjeneral për Zgjerim në Komisionin Europian, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës me Komisionin Europian.

Po ashtu u bisedua rreth takimit për Dialogun e Strukturuar dhe sfidat që dalin në fushën e rëndit dhe ligjit, ndërsa Ministri Kuçi paraqiti pikat në të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i ka përmbushur kriteret afatshkurtra të dala nga Raporti i Fizibilitetit.

Temë tjetër e takimit ishte edhe përgatitjet që janë bërë për dy takimet e rëndësishme që do të zhvillohen, ai për Liberalizim të Vizave dhe për Dialogun e Strukturuar për Rend dhe Ligj. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2013, ora 09:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori