Kuçi e Smakaj takohen për qef
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe kreu i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj, sot ditë pushimi janë parë duke hyrë në ndërtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Indeksonline e ka pyetur ministrin Kuçi për këtë takim jashtë agjende dhe i njëjti ka deklaruar se me Smakajn kanë dalë veç për qejf për të pirë kafe.

“Kemi dal veç për qejf me pi kafe. Unë kam shumë miq para se me qenë në institucione edhe tash edhe jashtë institucioneve që takohemi për qejf dhe një ndër ata është edhe z.Smakaj”, ka deklaruar ministri Kuçi. /labeu.com/
Shtuar më 06/05/2013, ora 18:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori