Kuçi- Boogert: Progres në arritjen e standarteve evropiane
Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka pritur në takim përfaqësuesen nga Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian, Cindy van den Boogert dhe Zëvendës Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Gnochi, me të cilët ka diskutuar për proceset e Integrimit Evropian.

Në këtë takim theksi i palëve ishte në vlerësimin që ato bënë për progresin e dukshëm në përmbushjen e kritereve dhe forcimin e sistemit të drejtësisë me qëllim të arritjes së standardeve evropiane. Ministri theksoi se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe garantimit të standardeve evropiane.

Ndërkohë Kuçi falënderoi personalisht Van den Boogert për kontributin e saj që ka dhënë në cilësinë e përfaqësueses për Kosovën, si dhe vlerësoi lartë bashkëpunimin që ka patur me Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet e tjera të drejtësisë në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2015, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori