Ku mbeti Albin Kurti?
Albin Kurti u pa më 14 janar vetëm në fillim të protestës, dhe në pak minuta pas ndërhyrjes ai u largua nga udhëheqja e turmës. Lëvizja Vetëvendosje më vonë përmes një komunikate bëri të ditur se lideri i saj është arrestuar, duke mos pasur asnjë informacion për vendodhjen e tij. Por që lajmi i Vetëvendosjes rezultoi i pavërtet.

Më vonë u shfaqën pamjet të KTV-së, ku Albin Kurti i përlotur nga gazi lotësjellës po ndihmohej nga kolegët e tij ndërsa më ai nuk u pa në asnjë moment. Përderisa Shpend Ahmeti udhëhiqte një pjesë të protestës në Merdare, dhe atë tek Dheu i Bardhë nga Konjufca, Aliu e Ymeri, lideri Kurti nuk u shfaq pos minutave të para.

Paralajmërimi për të qëndruar ditë e natë deri në vendosjen e masave të reciprocitetit nuk u përmbush pasi aksioni i tij u shpërnda në pak orë e Kurti nuk u shfaq që nga e shtuna pasdite.
Shtuar më 17/01/2012, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori