Kthehen trupat e 24 shqiptarëve të varrosur barbarisht nga shteti serb
Pëlqej
Serbia ka riatdhesuar trupat e 24 shqiptarëve të vrarë nga milicia serbe gjatë kohës së Luftës së Kosovës.

“Sot në Merdarë (Kosovë), personeli i EULEX-it i cili punon në Departamentin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës i pranoi nga autoritetet serbe mbetjet mortore të njëzet e katër (24) personave të zhvarrosur gjatë gërmimeve të fundit në Rashkë. Po ashtu, u pranuan edhe materialet dëshmuese shtesë dhe dokumentacioni tjetër', thuhet në komunikatën e Eulex-it.

Mbetjet mortore do të transportohen në selinë e DML-së në Prishtinë, ku do të bëhet identifikimi i tyre.

Shqiptarët e vrarë në luftë kanë qenë varrosur në mënyrën më barbare në varre masive në Rudnicë të Rashkës në Serbi. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori