këshilltari shqiptar i Erdoganit-Kosovës: Turqinë do e keni përherë krah të fortë
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka në krah të tij si këshilltar për informacionet për zhvillimet në Ballkan, shqiptarin Sabri Demiri, i cili gjatë një intervistë ekskluzive për "Telegrafin", ka folur për politikat e Turqisë në raport më Shqipërinë dhe Kosovën.

Demiri ka sqaruar edhe raportin e Turqisë me çamët dhe interesimin e politikës turke për shqiptarët që jetojnë në Serbi, në Maqedoni dhe në Malin e Zi.

"Kemi të bëjmë me një raport special. Presidenti dhe shteti turk e kanë bërë të qartë agjendën e tyre në raport me shqiptarët në Kosovë, në Shqipëri dhe në përgjithësi Ballkan.

Nuk është fakt i panjohur angazhimi personal i tij në lobimin për njohjen e Kosovës si subjekt ndërkombëtar.

E them me përgjegjësi të plotë: nuk ekziston forum rajonal ose botëror ku ai nuk bën thirrje që të njihet shtetësia e Kosovës", ka shtuar ai.


Demiri, me shefin e kabinetit të presidentit Erdogan, duke bërë shqiponjën

Sipas Demirit, Kosova nuk mbështetet vetëm politikisht, por edhe në forma tjera ekonomike.

"Angazhimi nuk mungon edhe në mbështetjen në rrugën e integrimeve euroatlantike. E përsëris: nuk ka institucion dhe organizatë ndërkombëtare ku Turqia nuk ka kërkuar që pjesë e saj të jetë Kosova", ka shtuar ai.

Këshilltari i Erdoganit thotë për "Telegrafin" se si rajon multietnik dhe multifetar, është me rëndësi që të promovohet bashkëjetesa dhe toleranca në Ballkan – pa u shkelur dhe pa u dhunuar të drejtat e asnjë etnie.

Ndërkaq, shton se për Presidencën turke "brengosëse janë problemet ekonomike dhe sociale në trojet tona, për çka një pjesë e rinisë të ardhmen e sheh nëpër rrugët e Evropës".

Demiri i ka uruar shqiptarëve 9-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

"Ju dëshiroj mirëqenie, rehati dhe një shtet stabil. Mos harroni se në rrugëtimin tuaj e keni mbështetjen e pashoqe të presidentit Erdogan.

Ndërkaq, ju siguroj se unë – Sabri Demiri i gjakut tuaj – nuk do të kursehem asnjëherë që – nga pozicioni im – ta ndihmoj Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët kudo që janë. E lus Zotin për shëndetin dhe mirëqenien tuaj", ka shtuar Demiri. /albeu.com/

Shtuar më 17/02/2017, ora 09:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}