Kryetari Legjendar: Ja si do të dalim nga ngërçi politik
Pëlqej
Në kohën kur të gjithë politikanët po mbajnë frymën pezull lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kryetari legendar i Partisë së Fortë, Visar Arifaj ka dalë me një qëndrim, rreth asaj sesi duhet të ecin gjërat në të ardhmen në Kosovë.

Arifaj ka uruar që kryeministri aktual Hashim Thaçi të ketë pushime sa më të këndshme, ndërsa për Ramush Haradinajn tha se ai duhet të jetë kryeministrë dhe 100 ditë, meqë "është i famshëm për 100-ditëshin e tij në krye të qeverisë".

“Për ta zgjidhur ngërçin politik, Thaçit ne i urojmë një pushim të këndshëm dhe sa më të gjatë që është e mundur nga Qeveria, ndërsa Haradinaj veç edhe 100 ditë tjera si kryeministër, pasiqë në të kaluarën i ka pasur veç 100 ditë. Pra ne ia dëshirojmë edhe 100 të tjera dhe mjaft”, tha Arifaj për "Radio Dukagjinin".

Visar Arifaj ka shtuar më tej se populli duhet ta mirëkuptoj edhe Albin Kurtin dhe të mos thotë se ai s'po iu qëndron parimeve, pasi edhe Albini është politikan dhe si çdokush s'iu përmbahet fjalëve./albeu.com/
Shtuar më 10/08/2014, ora 14:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori