Kryetari i Suharekës reagon për vrasjen e nipit
Një 17 vjeçar ka ndërruar jetë dje në Suharekë, pasi është therur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

Siç është mësuar tashmë viktima është Blerand Muharremaj nga fshati Gjinoc, i cili ishte nipi i kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj.

E pas kësaj tragjedie familjare, sot ka folur edhe kryetari Muharremaj, shkruan Magazina.al

Ai ka treguar për dhimbjen e madhe që po e përjeton familja Muharremaj për humbjen e djalit të tyre.

Familja Muharremaj po përjeton dhimbje të madhe. Forca dhe ngushllimi po prehen tek mbështetja e dashamirëve dhe miqëve, të cilët janë afër në këtë kohë të vështirë për ne”, ka shkruar Muharremaj.

Gjithashtu është bërë e ditur se varrimi i Blerandit 17 vjeѯar bëhet sot në ora 16:00, në varrezat e Fshatit Gjinoc.


Shtuar më 11/04/2018, ora 10:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori