Kryetari i
Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, në një vizitë zyrtare në Serbi, deklaroi se BE-ja dëshiron të shohë vazhdimin e dialogut dhe përparimin në fushën e bashkëpunimit mes Kosovës e Serbisë.
“Tani, nën udhëheqjen e Bullgarisë, Parlamenti
Evropian ka rastin që të rrisë më tej bashkëpunimin me vendet e Ballkanit”, njoftojnë mediat serbe, transmeton televizioni publik.
Ai më tutje vuri në dukje angazhimin e Brukselit në zgjerimin e BE-së me vendet e rajonit, si një nga prioritetet kryesore.
Ndërkaq,
kryetarja e
Parlamentit serb,
Maja Gojkoviq, duke komentuar situatën në Kosovë theksoi se krahas palës serbe, edhe pala shqiptare duhet të jetë po aq e përkushtuar për zbatimin e marrëveshjes, sidomos kur është fjala për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Shtuar më 31/01/2018,
ora 14:42