Kryetari
ilegal i Mitrovicës, Krstimir
Pantiq, ka thënë se kryetarëve
ilegal të komunave në veri të Kosovës ende nuk u ka arritur asnjë ftesë për takim me kryetarin e Serbisë,
Tomisllav Nikoliq.
Pantiq ka thënë për mediat serbe se ai dhe kolegë të tij, kur t’i vjen thirrja, do të shkojnë te
Tomisllav Nikoliqi për të marrë përgjigjet në pyetjet se çfarë është marrë vesh me Prishtinën në
Bruksel, shefi i delegacionit serb, Borisllav Stefanoviq.
“Duhet ta dimë cilat janë detyrimet tona, ne që udhëheqim me pushtetin lokal. Nuk është mirë që qytetarët të dalin në rrugë, t’u rrezikohet jeta nëse diçka është arritur dhe nënshkruar në
Bruksel dhe që duhet të zbatohet”, ka theksuar ai. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2012,
ora 13:29