Kryetarët e Komunave realizojnë vetëm 19% të premtimeve
Në vitin e parë të mandatit qeverisës komunat e Kosovës kanë realizuar vetëm 19 % të premtimeve të bëra gjatë fushatës zgjedhore. Rezultatet janë bërë të ditura gjatë një konference të mbajtur nga Instituti GAP me temë “Shkalla e realizimit të premtimeve parazgjedhore nga kryetarët e komunave gjatë vitit të parë të mandatit qeverisës”.

Nga studimi i bërë në lidhje me realizueshmërinë e premtimeve në vitin e parë të mandatin e punës së kryetarëve të rinj të komunave, ka rezultuar se nga 552 premtime të dhëna nga 30 kryetar të komunave rezulton se plotësisht të përmbushura janë 105 premtime, 56 premtime janë përmbushur pjesërisht, ndërsa akoma të papërmbushura rezultojnë 390 premtime zgjedhore.

Sipas studimit dhe kalkulimeve të bëra në mënyrë automatike nga sistemi, nga 552 premtime të bëra gjatë fushatës zgjedhore nga kryetarët e 38 komunave të Kosovës, në vitin e parë janë realizuar vetëm 19 % të premtimeve.

Premtimet që janë dhënë më se shumti gjatë fushatës zgjedhore ka qenë për infrastrukturë, politikë publike, arsim, Bujqësi, Zhvillim Ekonomik, Shërbime Publike, etj. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori