Kryesimi i BE, prioritet i Irlandës zgjerimi i BE-së nga vendet e Ballkanit Perëndimor
Prioritet i Irlandës gjatë kryesimit të radhës së Presidencës së Bashkimit
Evropian, do të jetë zgjerimi i BE-së, përfshirë këtu edhe vendet e
Ballkanit Perëndimor.
“Gjatë kësaj presidence do të bëjmë
prioritet një politikë kredibile të zgjerimit. Presim që ta përshëndesim popullin kroat si anëtar të plotë më 1 korrik të këtij viti. Për shtetet, që gjenden në fazën e negociimit, që janë në faza të ndryshme, do të punojmë për të çuar përpara procesin me Islandën, Turqinë e Malin e Zi. Vendime të rëndësishme mund të merren edhe për ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Serbinë, Shqipërinë dhe Kosovën gjatë presidencës së Irlandës”, ka thënë kryeministri irlandez, Enda Kenny gjatë një sesioni plenar të Parlamentit
Evropian në Strasburg. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2013,
ora 12:16