Kryesia e
Kuvendit pas hedhjes së gazit lotsjellës në sallën e
kuvendit ka përjashtuar nga seanca e sotme 9 deputetë të opozitës. Vendimi i Kryesisë është marrë pas sjelljeve të tyre me të cilat kanë penguar
zhvillimin normal të
punimeve të seancës.
"Pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, Kryetari i
Kuvendit, në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullorës së
Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën
plenare me 19 shkurt 2016, të cilët penguan
zhvillimin e
punimeve të seancës
plenare, ka marrë vendim që deputetët e
Kuvendit të Republikës së Kosovës, Shqipe Pantina, Salih Salihu, Mytaher Haskuka, Visar Ymeri, Aida Dërguti, Albin Kurti, Enver Hoti, Fisnik Ismajli dhe Faton Topalli të largohen nga pjesëmarrja në seancën
plenare me 19 shkurt 2016 për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan
zhvillimin e
punimeve të seancës
plenare”, thuhet në njoftimin e
kuvendit. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2016,
ora 12:12