Kryesia e Kuvendit mblidhet nëser për kërkesën e dëbimit të mësuesëve
Kryesia e Kuvendit njofton se nesër mban në orën 10:00 mbledhjen, ku pritet të caktohet mbajtja e seancës për deportimin e gjashtë gylenistëve, drejtues dhe profesorë në Kolegjin Mehmet Akif.

Janë mbledhur 40 nënshkrimet e nevojshme për të kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme ku do të diskutohet për dëbimin e gjashtë gylenistëve të enjtën e kaluar.

Grupi Parlamentar i LDK’së ka kërkuar që seanca të mbahet nesërorën 14:00, ndërsa kryesia pritet të mbledhet në orën 10:00 për caktimin e seancës.


Shtuar më 03/04/2018, ora 16:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori