Kryeshefi i Agjencisë së shtetit fyen rëndë minoritetin egjiptian
Pëlqej
Kryeshefi Ekzekutiv i Agjensisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina komunitetit egjiptianë në Kosovë i është drejtuar me termin fyesGabel”.

Këtë zyrtari shtetërorë e ka bërë përmes komenteve në Facebook.

Në një artikull të publikuar në media me titull “Kërcënohet Haradinaj: Egjiptianët mund ta votojnë rrëzimin e Qeverisë”, Morina ka komentuar “A edhe gabelt me zejabat ju erdh dita a, ah medet ku ram…”

Ndërkaq në pyetjen që i u bë atij se “A ka komunitet gabel?” ai është përgjigjur se “jo eshte mixi i tyre, si mielli i gabelices a bo parlamenti, dmth nuk perjashtohen as shiptart”.

Në Kosovë përveç shqiptarëve jetojnë edhe shtatë komunitete tjera, serb, turq, boshnjak, romë, ashkali, egjiptas dhe goran. Ndërsa termi “gabel” njihet si term fyes dhe denigrues drejtuar një komuniteti të caktuar. /Insajderi/
Shtuar më 20/09/2017, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori