Prokuroria e Shtetit ka hapur procedurë penale, pas informacioneve të marra nga mediat, për rastin e ministrit të ri të Bujqësisë,
Nenad Rikallo.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër
Lumezi, megjithatë tha se ende nuk kanë nxjerr ndonjë
aktvendim për nisjen e hetimeve ndaj ministrit
Rikallo.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër
Lumezi, tha sot se Prokuroria ka hapë procedurë penale, por ende nuk kanë nxjerr ndonjë
aktvendim për nisjen e hetimeve.
“Prokuroria e shtetit e ka hap procedurën penale, pas informacioneve te marra ne media, por ende nuk kemi nxjerre ndonjë
aktvendim për nisje te hetimeve”, tha
Lumezi.
Javë më parë, banorë të një ndërtese në kompleksin “Kurrizi” në lagjen Dardania të Prishtinës kanë akuzuar ministrin e sapoemëruar të Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës,
Nenad Rikallo, se i ka keqtrajtuar dhe torturuar shumë qytetarë shqiptarë gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999.
Nenad Rikallo është pjesë e Listës Serbe. Para emërimit në pozitën e ministrit, ai ka qenë anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Shtuar më 26/09/2017,
ora 12:26