Kryeprokurori i EULEX-it viziton Tiranën
Akuzat e publikuara në raportin e ish-senatorit zviceranë Dick Marty për trafik organesh në Shqipëri gjatë luftës në Kosovë, do ta dërgojnë në Tiranë kryeprokurorin e EULEX-it, Clint Williamson.

Vizita e kryeprokurorit në Shqipëri është paralajmëruar kohë më parë nga shefi i Misionit të BE-së për Rend dhe Ligj në Kosovë, Xavier Bout de Marnhac gjatë një vizite të këtij të fundit në Tiranë.

Qeveria shqiptare është treguar e hapur dhe bashkëpunuese për çdo lloj hetimi në lidhje me akuzat e ngritura nga Dick Martyraportin e tij të Këshillit të Evropës të datës 7 janar 2011, njofton mediat në Tiranë.
Shtuar më 09/11/2011, ora 13:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori