Goditën me grushte 2 persona, nën hetim vëllezërit në Tiranë

Policia ka vënë nën hetim dy vëllezër në Tiranë pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasit A. B., 45 vjeç dhe A. Ç., 30 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit G. H., 25 vjeç dhe G. H., 20 vjeç (vëllezër), për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasit A. B., 45 vjeç dhe A. Ç., 30 vjeç.

 

 


Shtuar 5.02.2022 13:31