Përdhunoi 11-vjeçaren por bëri vetëm 12 ditë burg, i riu del dhe abuzon një tjetër vajzë

Krimet e përdhunimit janë ndër krimet më të pagjykuara dhe të padënuara në botë.

Një burrë që përdhunoi një vajzë 11-vjeçare në Gjermani u la i lirë nga paraburgimi pas 12 ditësh u përfshi në një tjetër abuzim tronditës duke përdhunuar një 13-vjeçar vetëm pesë javë më vonë.

Krimet e dyshuara seksuale të migrantit afgan kanë shkaktuar zemërim në Gjermani, ku politikanët po bëjnë thirrje për dëbimin e tij nëse ai shpallet fajtor.

23-vjeçari, i quajtur si Zubyr S., u arrestua së pari në qershor por u lirua më pak se dy javë më vonë pasi autoritetet pretenduan se nuk kishte prova që ai kishte të ngjarë të bënte akte të tilla përsëri.

Sidoqoftë, të Premten e kaluar, ai dyshohet se e joshte një vajzë 13-vjeçare në një korridor dhe e përdhunoi atë, duke çuar në arrestimin e tij të dytë kur vajza e denoncoi atë tek hetuesit.

Prokurori Boerge Klepping i tha Bild se dy përdhunimet e supozuara në Dortmund ishin ‘incidente të ngjashme’.

Ai tha se i dyshuari ishte liruar nga paraburgimi më 3 korrik pasi autoritetet vendosën se nuk kishte asnjë rrezik që ai të përdhunonte përsëri ose të përpiqej të shpëtonte, shkruan Daily Mail.


Shtuar 31.07.2020 14:25