Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në Kukës
Kryeministrja Serbe kërkon autonomi për pjesën veriore të Kosovës
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën varet krejtësisht nga ajo se çfarë do të ndodhë me serbët në pjesën veriore të vendit, e për të cilët ajo kërkon një lloj autonomie.

Brnabiq, në një intervistë për agjencinë amerikane të lajmeve, Bloomberg,ka thënë se për statusin përfundimtarë të Kosovës do të vendoset fare në fund të rrugëtimit.

“Avancimi drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën tani varet nga vet Kosova nëse do t’u jap një lloj autonomie serbëve që jetojnë në veri të vendit”, ka thënë ajo, duke shtuar se “çështja e përgjithshme e statusit do të vendoset krejt në fund të rrugëtimit”.

Rusia është po ashtu përkrahësi më i madh i Serbisë në raport me mos-njohjen e pavarësisë së Kosovës, që është edhe një prej pengesave më të mëdha për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, po ashtu ka folur edhe për aspiratat e vendit të saj për anëtarësim në BE. Ka deklaruar se nëse Serbisë do t’i duhej të zgjidhte mes marrëdhënieve më të afërta me Rusinë dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian, do të rreshtohet kah kjo e fundit.

Ajo ka thënë se do të vazhdojë rrugën e nisur nga paraardhësi i saj, presidenti Aleksandër Vuçiç, për ta bërë vendin e saj gati për anëtarësim në BE deri në fund të mandatit të saj, më 2020. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori