Kryeministrja e re e Serbisë shuan dilemat: Mes Rusisë dhe BE-së zgjedhim të dytën
E sapo zgjedhur në postin e saj të lartë Ana Brnabiç, kryeministrja e re e Serbisë, ka hequr të gjitha dilemat rreth preferencave strategjike të qeverisë aktuale serbe.

E pyetur nga "Bloomberg" ajo ka pranuar se nëse Serbia do të detyrohet të zgjedhë mes Rusisë dhe BE-së, do të zgjedhë këtë të fundit. BE-ja është ajo ku po shkojmë.

Ne kemi lidhje emocionale me Rusinë për shkak të traditës, kulturës dhe fesë. Ka shumë njerëz në Serbi që e perceptojnë Rusinë si vëllanë e madh, mbrojtësin tonë.

Këto ndjenja nuk mund të nënvlerësohen, por drejtimi ynë strategjik është BE-ja", është shprehur ajo.
Shtuar më 04/07/2017, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori