Kryeministrit Haradinaj i vjen për vizitë nëna gjatë takimeve
Pëlqej
Ashtu si edhe javët e tjera, kryeministri Haradinaj këtë të shtunë e ka shfrytëzuar për shumë takime me përfaqësues të organizatave dhe shoqatave të ndryshme.

Vetëm sot, Haradinaj ka zhvilluar dhjetë takime.

Takimet i nisi me përfaqësuesit e Shoqatave së Prodhuesve të Pijeve Joalkoolike, për të vazhduar me zyrtarë të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare.

Haradinaj u takua edhe me përfaqësues të Federatës Sindikale të Pensionistëve dhe të Moshuarve, të cilëve u premtoi se do të shikohen mundësitë që Ligji për Skemat Pensionale të transformohet në ligj të mirëfilltë të pensionistëve dhe invalidëve.

Kryeministri përkrahje u premtoi mbështetje edhe grave në Kosovë, pas një takimi me kryetaren për Ballkanin të Asociacionit Botëror për Të drejtat e Grave, Gjyla Çelikun.

Takimet kreu i qeverisë i vazhdoi edhe me përfaqësues të Shoqatës së Ujësjellësve dhe Kanalizimeve.

Në kabinetin e Haradinajt sot shkuan edhe përfaqësues të Shoqërive aksionare të dala nga KEK-u, dhe të Shoqatave për prodhimin e qumështit.

Haradinaj zhvilloi takim edhe përfaqësuesshoqatave për viktimat civile të luftës, të cilëve u premtoi përkrahje të vazhdueshme.
Përkrahje ai premtoi edhe për Federatën e Boksit të Kosovës.
Takimi më i veçantë për Haradinajn sot ishte me nënë dhe motrën e tij që i shkuan në zyrë.



Shtuar më 21/10/2017, ora 18:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori