Përfshihet nga flakët një automjet në aksin Levan-Vlorë

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën Vlorë-Levan në afërsi të Panajasë.

Dyshohet se ngjarja mund të jetë aksidentale dhe ka ardhur si pasojë e një defekti në mjet.

Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkohë zjarrfikësja dhe policia janë nisur me urgjencë drejt vendit të ngjarjes.


Shtuar 3.06.2021 19:23