Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Kryeministri Thaçi nuk flet për mocionin
Pëlqej
Hashim Thaci
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi bëri të hënën homazhe para shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti, me rastin e ditëlindjes së tij.
Ai çmoi lartë kontributin që ka dhënë Zahir Pajaziti për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kosova, siç tha Thaçi po fuqizon rrugën drejtë Bashkimit Evropian dhe kjo, sipas kryeministrit të Kosovës është rezultat i sakrificës së dëshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe familjeve të tyre.

Nderimin që Thaçi i bëri, Zahir Pajazitit e cilësoi si një vizitë shtetërore dhe respekt për ata që kanë kontribuar më së shumti për Kosovën shtet.

Më pas, Thaçi, nuk ka folur as edhe një fjalë për zhvillimet e fundit në Kosovë, derisa të martën pritet të bie qeveria që ai e drejon.

Thaçi i është shmangur pyetjeve të gazetarëve, lidhur me mocionin votëbesimit për Qeverinë e tij.
Shtuar më 01/11/2010, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori