Kryeministri Thaçi nuk e ndjek Martyn
Dick Martyn mund të mos e preokupojë çështja e gjetjes së ndonjë avokati “të mirë” për t’u mbrojtur nga ndonjë padi eventuale për shpifje nga Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës nuk e ka ndërmend ta ndjekë me rrugë ligjore konform premtimit të tij Martyn as tash, kur ai më nuk ka ndonjë imunitet për akuzat që i kishte hedhur në drejtim të tij, shkruan telegraf.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se shefi i tij nuk interferon në një proces të hetimeve, i cili tashmë ka nisur të zhvillohet nga Task-Forca e Bashkimit Evropian konform pretendimeve të Martyt.
Shtuar më 03/11/2011, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori