Kryeministri Thaçi me "facebook"
Bien më në fund shumë faqe fals në emër të kryeministrit të Kosovës. Zyra e Hashim Thaçit ka vendosur të hapë faqen zyrtare në Facebook, që mban emrinKryeministri i Republikës së Kosovës”.

Edhe pse në përshkrim thuhet se kjo është faqja zyrtare e kryeministrit në shqip, në të ka shumë postime edhe në serbisht dhe në anglisht. Që nga 3 nëntori kur është hapur faqja ka kaluar mbi 400 Likes dhe në të shfaqen aktivitetet e kryeministrit dhe kabinetit qeveritar, shoqëruar kohë pas kohe edhe me foto.

Pashmangshëm, menjëherë kanë nisur edhe komentet e të dyja palëve të tillë që e duan dhe të të tillë që nuk e durojnë liderin e PDK-së. Një qytetar me emrin Edmoni ka shkruar : "z.thaqi ashte pak te jet vetem lider i kosoves e meriton te jet edhe i evropes". Ndërkohë, Ylli ka mendim krejt tjetër: "kto mi gjujt en kontiniera mbeturinave as qant nuk e hajin".

Hapi është ndërmarrë në kuadër të përpjekjeve për të përmirësuar imazhin e transparencën, tani që edhe do të zyrtarizohet zëdhënësi i ri i qeverisë.
Shtuar më 08/11/2011, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori