Kryeministri i Kosovës, Isa
Mustafa, ka thënë se kreu i AAK-së Ramush
Haradinaj, nuk do të ekstradohet në
Serbi.
"Të gjitha institucionet kanë bashkërenduar, janë koordinuar me presidentin, kryetarin e Kuvendit, ministritë, përgëzoj edhe organet e sigurisë për punën profesionale".
Mustafa që këto komente i ka bërë në mbledhjen e sotme të Qeverisë, u ka bërë thirrje partive opozitare, shoqërisë civile dhe të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë në avancimin e demokracisë së vendit, ashtu si edhe në ndërtimin e stabilitetit të vendit. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2017,
ora 10:19