Kryeministri malazez: Demarkacioni temë e kryer, zvarritja nga Kosova është e kotë
Kryeministri i Malit të Zi Dusko Markoviq ka thënë se demarkacioni nuk është në agjendën e tij gjatë vizitës në Kosovë por se do ta diskutojë këtë temë nëse e hap kryeministri ynë.

Demarkacioni është temë e kryer për Malin e Zi. Marrëveshja e nënshkruar nga të dy shtetet kurse Mali i Zi e ka ratifikuar në parlament këtë marrëveshje. Mali i Zi e ka kryer obligimin e vetë. Jam e besimit se parlamenti i Kosovës do të ratifikoj marrëveshjen. Zvarritja nuk i ndihmon zgjidhjes”, tha Markoviq.

Ditë më parë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se temë e diskutimit në takim me homologun Markoviq nuk do të diskutohet për demarkacionin. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2018, ora 19:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori